Vapa mbush Parkun e madh
Të shtunën në Gjakovë temperaturat e ajrit kanë kaluar 30 gradë celciuz. Kjo bëri që qendrat e rekreacionit, Shkugëza, brigjet e lumenjve dhe parqet publike të popullohen më tepër. Buzëmbrëmjes Parku i madh, tash i pyllëzuar me lloje të ndryshme të drunjve ishte mjaft i frekuentuar. Më të lumturit ishin fëmijët që loznin, ndërsa të moshuarit shfrytëzonin shtigjet mes drunjve.
Parku I madh është bërë destinacion I këndshëm për qytetarët e Gjakovës dhe mysafirët aq më tepër kur tash aty është edhe shtatorja e Skënderbeut, porse ka mungesa të ulëseve dhe shporta të mbeturinave… Vapa ka filluar të lë gjurmë edhe tek bari që duhet ujitur, kurse neve na mbetet që këtë park ta ruajmë nga dëmtimi i ulëseve, shportave të mbeturinave, dhe hedhjen e bërllokut gjithandej!”