Sunday, June 9, 2024
Aktuale

Ka ndërruar jetë veterani i futbollit gjakovar Zija Halilosmani

Ka ndërruar jetë veterani i futbollit gjakovar Zija Halilosmani. Ai i ka takuar brezit të art të klubit të futbollit Vëllaznimi në vitet e 60 dhe të 70.  Kontributi i tij në klub, duke luajtur në repartin e mbrojtjes ka qenë mjaft i madh. E ka karakterizuar qëndrueshmëria fizike dhe loja e pakompromisë e  faneles “kuq e zi” të Vëllaznimit me numrin 2, Zija Halilosmani. Me rastin e vdekjes së veteranit të futbollit Zija Halilosmani, telegram ngushëllimi ka dërguar dhe Bordi i Lidhjes Rajonale të Futbolit në Gjakovë, duke e vlerësuar atë si një lojtarë të spikatur. Telegram ngushëllimi ka dërguar edhe Federata e Futbollit të Kosovës ku mes tjerash thuhet: Kontributi i Zija Halilosmanit ishte jashtëzakonshëm për futbollin e Kosovës e në veçanti për KF”Vëllaznimi”, ngjyrat e të cilit i mbrojti për një kohë të gjatë në vitet shkëlqimit të klubit kuqezi 1965/1975. Zija Halilosmani la gjurmë të thella në futbollin gjakovar, ndërsa u shqua me vitytet e tij prej njeriu intelektual dhe të urtë. Thuhet mes tjerash në telegamin e Agim Ademit, kryetarit të  Federatës

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *