Artan Bakija vokali më i mirë në Festivalin e Shkodres
Këngëtari gjakovar Artan Bakija ka arritur edhe një sukses në karrierën e tij muzikore. Në Shkodër, në Festivalin tradicional “Prandvere me kangë” që u mbajt me 20 dhe 21 mars, nga juria profesionale u nderua me çmimin “Performanca më e mirë vokale”. Në këtë festival, Artan Bakija u prezantua me këngën e tij me titull “Sa herë vij me nejtë në Shkoder” me tekst të Shkëlqim Rracit dhe Okrestrim të Ylber Asllanajt.
Në Festivalin “Prandvere me kangë” me organizim nga Bashkia e Shkodrës dhe Teatri “Migjeni” konkuruan 13 këngë dhe interprentuan 14 këngëtarë të shoqëruar nga orkestra e drejtuar nga udhëheqësi Artistik i këtij festivali, Ilir Zoga. Çmimi i Parë i takoi , kënges: “Gëzime paçi gjithmonë” me muzikë të Jetmir Barbullushit dhe interpretim të Bujar Qamilit..