Monday, March 25, 2024
AktualeKulturë

“Artistet e vegjël thyejnë kufirin”

Bashkëpunimi i shkollarëve të Gjakovës dhe zonave të Malësisë së Gjakovës në Shqipëri sa vjen e shtohet . Kjo falë një projekti bashkëpunues kulturor e artistik të realizuar vullnetarisht  nga Tahir Bakalli.

Sëfundmi për nder të Ditës Ndërkombëtare te Librit, përkatësisht në kuadër të projektit edukativo-arsimor “Artistet e vegjël thyejnë kufirin”  shkrimtari i njohur për fëmijë  Agim Byci, ka dhuruar  23  libra  të tij, për nxënësit  e dy shkollave të Malësisë së Gjakovës, “Oso Dauti” Llugaj në Tropojë dhe “Ali Podrimja” në Bajram Curr. Bëhet fjalë për një krijues  i cili mëton së shpejti për të thyer rekordin e  Ginisit, me botimin e 40 librave të nivelit  edukativo-enigmatik dhe zbavitës, gjë e cila nuk është bërë më parë.  Ndryshe, nga shtatori i vitit të kaluar  deri me tash në kuadër të këtij projekti  janë zhvilluar 10 aktivitete te ndërsjella në bashkëpunim me tri shkolla të komunës së Gjakovës.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *