Tuesday, November 5, 2024
Kulturë

Bashkëbisedim i gjimnazistëve me Jusuf Buxhovin

 

jusuf BuxhoviNë kuadër të fushatës kulturore “Një mijë libra për 10 qendra të Kosovës”, publicisti dhe  intelektuali i shquar Jusuf Buxhovi sot ka qenë mysafir në Gjimnazin Hajdar Dushi dhe 100 nxënësve u ka dhuruar nga një libër nga romani “Jeniçeri i fundit”. Ai me këtë rast ka bashkëbiseduar me nxënësit, adhurues të letërsisë  të cilëve u ka thënë se e ka zgjedhur gjimnazin për faktin se kjo qendër arsimore ka qenë pishtare e emancipimit dhe edukimit të brezave të shumtë që kanë shpërndarë dritë anekënd Kosovës.

“Nga gjimnazi Hajdar Dushi” kanë dalë emra të shquar që kanë dhënë kontribut të madh  në  çështjen kombëtare ndërsa, kuadrot e dala nga këtu  kanë qenë edhe bazë e themelimit të universitetit të Prishtinës”, ka thënë Buxhovi  duke përmendur emrat e shquar të Besim Bokshit, Ali Podrimes, Teki Dervishit, Kadri Kusarit e të tjerëve.

Buxhovi ka shprehë kënaqësinë që sot bashkëbisedon me nxënës e të rijnë që paraqesin ardhmërinë e shëndosh të vendit.

“Ky bashkëbisedim po bëhet në mënyrë që t’u krijohet një lidhje e natyrshme me krijuesin dhe krijimtarinë si vlerë shpirtërore në rrethanat kur ju, për fat të keq, nga politika e papërgjegjshme shqiptare , që me keqqeverisje ua ka humbur ardhmërinë, jo vetëm që privoheni prej tyre, por akulturoheni nga çdo pikëpamje”, ka thënë Buxhovi pra gjimnazisteve gjakovarë.

Ndërsa drejtori i gjimnazit Bedri Cahani ka falënderuar mysafirin e nderuar Jusuf  Buxhovi  për kohën e kaluar dhe bashkëbisedimin me nxënësit gjimnazist duke e konsideruar si nje nga mysafiret e rrallë te kesaj vatre arsimore.(gjakovapress.info).