Basketboll: Fitore në momentin e duhur!
Basketbollistët e klubit gjakovar kanë arritur që në Mitrovicë të ndërpresin serinë e tri humbjeve të njëpasnjëshme. Vëllaznimi ka shënuar fitore ndaj Trepçës në udhëtim 86:91 (22:22, 15:26, 17:16, 32:27), në kuadër të xhiros së 11-të të Prince Caffe Superligës së Kosovës në basketboll.
Ndeshja nisi e baraspeshuar, ku çereku i parë përfundon 22:22. Kuqezinjtë fituan periudhën e dytë 15:26, që ishte vendimtare pasi ruajtën epërsinë e lartë deri në fund të ndeshjes. 17:16 përfundoi perioda e tretë dhe 32:27, ajo e fundit, derisa kuqezinjtë fituan 86:91.
Te Vëllaznimi, munguan Arion Balluku dhe Robert Shestani që u pa në lojën e skuadrës “Kuq e zi”, megjithatë mungesën e tyre në lojë, e plotësuan me angazhim shtesë bashkëlojtarët. Në radhët e Vëllaznimit u dalluan Cendrik Council me 30 pikë e 14 kërcime dhe Christopher Hortman me 25 pikë, 9 kërcime e 9 asistime.
Nga 11 ndeshje Vëllaznimi ka katër fitore dhe shtatë humbje.