Bëhen 6 raste pozitive me korona virus në Gjakovë

Është regjistruar rasti i gjashtë me virusin korona që është nga komuna e Gjakoves dhe është rast kontakti. Insituti Kombëtar i Shëndetit Publik të Kosovës  të premten në mbrëmje  ka dalë me komunikatë ku thuhet mes tjerash

“Sot me 27.03.2020 në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar 108 mostra të marra nga rastet në terren dhe nga rastet e hospitalizuara në Klinikën Infektive. Nga këto mostra të marra për testim në virusin SARS-CoVtë, 2 prej tyre kanë rezultuar pozitive.

Rastet pozitive janë raste kontakti, një me vendbanim në Gjakovë dhe tjetri në Prishtinë.

Nga data 08.02.2020 deri me 27.03.2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 991 mostra të dyshimta në virusin SARS-CoV-2 dhe prej tyre, gjithsej tetëdhjetë e tetë (88) raste kanë rezultuar positive ”, thuhet mes tjerash në njohtimin IKSHPK .

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *