Wednesday, April 2, 2025
KulturëLajmet e shpejta

Besim Këpuska: Sikur zërin ta dëgjojë zemra

besim kepuska“ Para se të zini të shkruani, pra, thuani vetes suaj:

Dale të mendohem mirë ç’dua për të shkruar …”. Kështu u shpreh

“ princi i gjuhës shqipe” – Faik Konica.

S’e kisha takuar shokun e fëmijërisë që nga viti 1980. U poqëm rastësisht në rrugë. Në rastësi, thonë, ndodh e bukura, e papritura…

-Si je me shëndet, më pyeti… , po me pension si i ke punët ?

-Si gjithë të tjerët – ia ktheva. E dini sa marrin pensionistët që punuan mbi 40 vjet e më shumë?

-Po, po-e uli kokën në shenjë keqardhjeje. Do t’i quaj heronj punëtorët e arsimit e minatorët që i qëndruan përballë atij pushteti në atë kohë. Nuk mund të ketë  qytetërim se duhet të rrojnë vetëm të pasurit dhe të varfërit të vdesin, kur s’kanë punë, kur janë të sëmurë, kur plaken. S’mund të ketë qytetërim po s’u përkrahën ata që me djersën e tyre mbajtën në këmbë një shoqëri. Rrojtja e të varfërit nuk është një mëshirë e lëmoshë që kërkohet nga të pasurit, po është një e drejtë, një interes i vetë shoqërisë.

-Si jeton sot pensionisti me 160 euro në muaj?- vazhdoi bisedën.

Të vjen për të qeshur e për të qarë! Ju gjithmonë patët pastërtinë

shpirtërore, butësinë e fjalës, fisnikërinë e mendimit.

A ka këtu shpjegime dhe a mund t’ma japësh një përgjigje?

E dinë(këta) se ç’bënë këta burra e burrëresha për ta mbajtur gallë arsimin shqip?Të kesh përshtypjen se në këtë moshë je bërë i urryer për të tjerët e jo i mirëpritur- u përgjjigja.

Këta zotërinj deputetë nuk e hapën gojën të flasin për ne. Nuk po debatojnë (jo të gjithë) me shifra, fakte e llogaritje se në ç’gjendje janë katandisur këta pensionistë e këta të papunë.Gjatë fushatave parazgjedhore ju rrahët gjoks se ….Nuk mund të mohohet se kudo në botë ( gjatë fushatave) gjithmonë premtohet duke ekspozuar retorikë boshe, të mërzitshme. Shpeshherë më lehtë thuhet se bëhet.

Janë thurur,bile, edhe proverba:

Barku nuk mbushet me llafe

Ena bosh zhurmon më shumë

Thesi bosh nuk qëndron në këmbë,por:

Thesi plot rri si top.

Në cirkun (parlamentin) tonë , në diskutimet tuaja, nuk ka asnjë rend dite për varfërinë dhe papunësinë që janë në nivelet më të larta ne Evropë. Ata që i kanë sytë në mendje e shohin realitetin, kurse ata që i kanë mendtë në sy, e vështrojnë pamjen e jashtme.

Mjaft më kjo shtresë duroi dhe qëndroi. Ti i shikove këta me përçmim, u tregove mospërfillës ndaj tyre. Këta kanë rënë në një trishtim të thellë dhe janë shumë të zhgënjyer. Nuk  u përdëllyet fare për ta.

Ju o qeveritarë ( e të tjerët që do të vijnë), a e dini ç’i ndodhi një mbreti dikur?

Morali i lartë luftarak dhe barku i mbushur e fitojnë luftën ,jo ai  (mbreti) që s’ju hapi hambarin ushtrisë së vet që ishte më e madhe dhe më e armatosur, por s’e fitoi luftën kurrë . Edhe këta shumë të rinj sot sikur ta kishin barkun e mbushur s’do  bënin vetëvrasje nga kjo papunësi e varfëri e skajshme dhe nuk do ta braktisnin vendin. Gjatë këtyre 16 vjetëve këta hoqën të zitë e ullirit, ata janë zgërlaqur fare, humbën të qeshurit dhe , kur kjo humb, humb edhe ekuilibri i tyre mendor. Ne nuk jemi gërnjarë, grindavecë apo ngrehalucë e nuk shkaktojmë zallamahi. Ne s’bëjmë gulme, degame e gurgule (shamatë, zhurmë, poterë) por protestojmë me ndershmëri e fisnikëri. Punuam, u maltretuam, por qëndruam derisa u pensionuam. Punuam me dinjitet-u zotuam se do ta mbrojmë shkollën shqipe…

Pleqëria jonë nuk ka më fuqi. Sot këta heronj janë të lodhur. Kjo nuk është një mangësi e pleqërisë ,por e shëndetit. Ne duam një pleqëri të bardhë,të qetë e të përkorë. Mosha e tretë kërkon jetë më të dinjitetshme, ajo nuk dëshiron të nëpërkëmbet. Fiziku i tyre s’është i drejtë ,por vertikalisht dhe krenarë do tëlargohen nga kjo jetë.

Pleqëria e këtyre pensionistëve bëhet më e lehtë kur këta përfillen më tepër nga shteti. Janë 1001 mënyra për të gjetur mundësinë që t’u dilni në ndihmë e t’i përkrahni. Heshtjen e tyre kaq të gjatë mos e kuptoni se ata janë pajtuar me këtë gjjendje dhe me këtë realitet.

Mençuria është armë e njeriut të kulturuar (Herakliti).

Ç’të themi më shumë për ta. Ata pas çdo frymëmarrjeje janë më afër vdekjes. Këta s’i pritën këto ndeshtrasha (të papriturat që ndesh njeriu gjatë jetës­). Sot (ata) kanë këta zinxhirë dhe janë këtu, nesër janë pa ta (zinxhirë)- po ku ? KORI, MARRE, TURP!

“Pleqëria është përfundimi i jetës, ashtu si një komedi nga e cila duhet të mos mërzitemi, sidomos nëse kemi arritur pikën e ngopjes (Ciceroni). Një palë tjetër deklarohet kështu:

Kur do të mund ta lë këtë njerëzim të trazuar dhe këtë shoqëri të llumët? Kur nuk ka shpresë, zemra thyhet.

Para se të vdiste, Ismail Qemaili la këtë testament :

“Djemtë e mi , nuk bëra pasuri t’ia lija trashëgim Shqipërisë, po ju lë një Atdhe amanet. Lamtumirë”!

Sic transit gloria mundi.Çdo gjë në këtë botë është kalimtare apo:

Ashtu kalon fama (lavdia) e botës.

Na priftë e mbara! (Gjakovapress Nr.94)