Thursday, April 11, 2024
KulturëLajmeLajmet e shpejta

Bimi Milla dhe Endrit Xërxa, në koncertin e Filharmonisë së Berlinit

bimi-mila-dhe-endrit-xerxaInstrumentistë të rinj nga Kosovës janë sfiduar për dy ditë  në audicionin “Berlin Auditions 2016” që u mbajt në Shkollën e Muzikës “Prenk Jakova” në Gjakovë. Tashmë janë shpallur edhe fituesit e këtij audicioni, e të cilët do të jetësojnë ëndrrën e tyre drejt performancës në Sallën Kamertale të Filharmonisë së Berlinit, koncert ky i cili është paraparë të mbahet më 31 maj të vitit 2017.

Në këtë garë kanë pasur të drejtë të paraqiten të gjithë instrumentistët e vendit përfshirë këtu nxënësit, profesorët, kompozitorët, pavarësisht moshës dhe instrumentit me të cilin luajnë, mirëpo për këtë garë janë lajmëruar vetëm 25 persona, ndryshe nga viti i kaluar kur ishin paraqitur 100.

Të përzgjedhurit nga audicioni “Berlin Auditions 2016”, mbajtën koncert, ndërsa pas koncertit janë shpallur edhe emrat e fituesve. Fituesit kësaj radhe janë dy: Endrit Xërxa- Kitarë dhe Bimi Milla-Piano, që të dy nga Gjakova.

Ky është edicioni i dytë i “Berlin Auditions”, i cili organizohet nga “SpectrumConcerts Berlin” dhe Shkolla e Muzikës “PrenkJakova” në Gjakovë. Edhe në edicionin e parë kishin triumfuarkryesisht  instrumentistë gjakovarë.