Saturday, April 27, 2024
Sporti

BOKSIERI TAULANT JAKUPI, SPORTISTI VITIT 2021

Në manifestimin tradicional, Sportisti vitit, sipas Drejtorisë komnale të Kulturës, rinisë dhe sporteve, titullin e më të mirit ia ka ndarë boksierit Taulant  Jakupi anëtar i  Klubit të Boksit  “Sport Centër”.  

Bëhet fjalë për boksierin 17 vjeçar i cili  gjatë vitit 2021 ka shënuar rezultate të larta në shumë gara. Taulanti është shpallur sportisti i vitit në kategorinë U16 nga Federata e Boksit të Kosovës. Është fitues i medaljes së artë dhe tekniku më i mirë në turneun Mustafa Hajrullahoviq në Sarajevë ku pjesëmarrës ishin boksier nga 15 shtete. Ka qenë pjesëmarrës në kampionatin evropian në Malin e  Zi. Kampion i Kosovës në kategorinë deri 86 kg, fitues i medaljes së artë në turneun ndërkombëtar Adem Jashari e të tjera. Laureati i titullit “Sportisti I Vitit 2021” në komunën e Gjakovës, Jakupi, pasi ka marrë mirënjohjen nga Edea Roka, drejtoreshë e DKRS, është shprehur i lumtur dhe krenar për titullin e fituar :

“Këto suksese kanë ardhë pas punës përkushtuese që kemi bërë bashkë me trajnerët. Ky çmim më motivon për punën e ardhshme”, ka thënë Jakupi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *