Çiklistët gjakovarë të parët në Ferizaj
Çiklistët e Klubit Gjakova 137 të shtunën janë shpall kampion të Kosoves në konkurrencën ekipore, në shtegun me gjatësi 40 km. Këtë shteg gare të organizuar nga Federata e Çiklizmit të Kosovës ku nikoqir ishte klubi çiklizmit Kastrioti Ferizaj, çiklistët gjakovarë e kaluan për një orë e 3 minuta e 8 të qindtat.
Ekipa fituese ishte e përbërë nga çiklistet Alban Delija, Sahit Arllati, Sander Gjoci dhe Valon Zeqa nën udhëheqjen e trajnerit Njazi Berisha.
Klasifikimi-
- KÇ, Gjakova 137” – 1.03.08
- KÇ, Kastrioti” Ferizaj – 1.04.05
- 2. KÇ, ‘ AS Prishtina – 1.04.52