Dafina pëson humbje në Kampionatin botëror të boksit
Për sportdashësit kosovarë, sy e vesh të hënën ishin drejtuar nga boksierja e talentuar Dafina Abrashi e cila u ngjit në ring për të boksuar me Tajlandezja Machai Buryanut në kuadër të Kampionatit Boteror per femra ne Tajpei (Tajëan) . Dafina pësoi humbje, kanë njoftuar në Klubin e Boksit Gjakova 137. Kampionati po mbahet nga 14 – 24 Maj ndërkohë që Donjeta Sadiku e cila bashkë me Dafinën përfaqësojnë boksin kosovar për femra në këtë kampionat ku po marrin pjesë 441 boksiere të reja nga 45 shtete.
Donjeta Sadiku në meçin e parë ka shënuar fitore dhe është në rrugë të mirë të marrë medalje..
Në anën tjeter Dafina si debutuese ne arenën ndërkombëtare , nuk pati fat në short pasi kundërshtarja e saj sot ishte një boksiere me përvojë të madhe. Si do që të jetë vet pjesëmarrja e Dafinës në një garë të madhe botërore të boksit flet për një sukses të madh të boksit gjakovar dhe kosovar.