Friday, March 28, 2025
Sporti

Dy lajme të mira për KF Vëllaznimi

Klubi i futbollit Vëllaznimi, anëtar i Ligës së parë të Futbollit të Kosovës ka marrë dy lajme të mira. E para se,  sëshpejti do të nisë ndërtimi i stadiumit dhe e dyta se ka një interesim të një donatori serioz për ta drejtuar skuadrën gjakovare, që kohëve të fundit po kalon ditë të vështira. Këto  i ka bërë publike, zyrtari i KF Vëllaznimi, Besnik Gojani.

“Dje jam informuar nga Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi që brenda 10 dite do të fillojë ndërtimi i fushës dhe stadiumit të qytetit në Gjakovë. Ky është një lajm shumë i mirëpritur, jam informuar edhe nga zyrtarët komunal që brenda këtij afati kryetari i Komunës, Ardian Gjini dhe Ministrja Dumoshi do të bëjnë të ditur fillimin e fazës së parë të ndërtimit të stadiumit”, tha Gojani duke shtuar se ky stadium do të ketë 12.900 ulëse dhe do të jetë super modern.

Në anën tjetër, ditëve të fundit ka një interesim nga një donator serioz ta marrë drejtimin e klubit për një periudhë të gjatë.

“ Biznesmeni I interesuar ka një përvojë të suksesshme edhe në arenën ndërkombëtare.  Ai ka biseduar edhe me drejtues të komunës dhe gjërat po shkojnë mirë , por kushti parë është që ne të mbetemi në Ligën e parë,” ka shtuar Gojani.

Nëse përfundohet stadiumi, siç po pritet,  dhe nëse privatizohet klubi nga donator serioz që i është ofruar klubit, atëherë besohet se KF Vëllaznimit pritet të mos ketë telashe çfarë I kishte në këtë kampionat.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *