Dy përforcimet e FC Vëllaznimi

vellaznKlubi I futbollit Vëllaznimi nuk ka të ndalur me përforcimet e reja për stinorin pranveror.  Pas ardhjes së Sylës, Nuzës, Zariqit, Veselit, Simonit dhe Bajramit të mërkurën  u bënë publike edhe dy përforcime: Mesfushori ofansiv Dior Zaberxha i Vushtrrisë dhe portieri i Feronikelit, Ermal Gashi . Të  dy futbolistët, që janë edhe pjesë e përfaqësueses së Kosovës për U19,  u shprehen të lumtur që mundë të jenë shtytës të përpjekjeve të skuadrës gjakovare për rikthimin e namit të klubit. Ndërkaq kryetari klubit Shkelzen Gashi, pasi vlerësoi cilësitë e Diorit dhe Ermalit,  tha se janë në kërkim edhe të dy futbollistëve cilësorë për të arritur në 10 numri i tyre që do të synojnë katërshen e parë të Ligës së parë futbollistike të Kosovës që mundëson kthimin në superligë, aty ku e ka vendin Vëllaznimi. Në ceremoninë e sotme u bë edhe prezantimi i dy futbollistëve të rinj që erdhën nga Besa e Pejës e që do të luajnë për skuadrën e juniorëve, Kurbin Tahirsylaj dhe Rilind Qollaku.