Saturday, August 31, 2024
AktualeSporti

Edhe hendbollistët fitojnë pikët e shpresës për mbijetesë!

Vellaznimi hendbollE shtuna dhe e diela kaluan si mjaft të frytshme për skuadrat gjakovare sportive. Pas futbollit dhe basketbollit, Vëllaznimi ka shënuar fitore edhe në hendboll. Të dielen në mbrëmje janë takuar me Drenicën dhe kanë shënuar fitore 36:30. Pjesëloja e parë ka përfunduar me rezultat të barabartë 16:16. Të dyja skuadrat sonte kanë kërkuar pikët e shpresës për mbijetesë . Edhepse Vëllaznimi edhe në pjesë të parë avancoi mysafirët u treguan të rrezikshëm dhe shpesh barazonin dhe kalonin edhe në epërsi. kështu ishte edhe në 20 minutat e pjesëlojës së dytë, por nga kjo kohë vendasit u treguan më të mobilizuar dhe arritën të shtojnë epërsinë  e golave edhe deri në tete, për ta përmbyllur me 6 gola epërsi. Kjo fitore I ka gëzuar hendëbolistët dhe shtabin teknik sikurse edhe grupin e tifozëve të cilët nuk pushuan së përkrahuri gjatë tërë ndeshjes.