Friday, June 7, 2024
AktualeLajmet e shpejta

Erdhi vjeshta e bereqetshme

gjakovaStina më e bereqetshme e vitit sot ka trokitur me karakteristikat e veta tipike, duke filluar nga rënia e temperaturave të ajrit. Pemët dhe perimet me bollëk që vlerësohen këtë verë nga prodhuesit bujqësorë me çmimet e arsyeshme për standardin tonë, tashmë janë gjithandej tregjeve por edhe të thuash në cdo cep të rrugës. Është stina e përgatitjes së ushqimeve tradicionale me të cilat më së shumti ballafaqohen kryefamiljaret. Por, njëkohësisht vjeshta është edhe stina e preokupimeve për sigurimin e lëndëve ngrohëse për ditët e ftohta. Për dallim nga cmimet e arsyeshme të pemëve e të perimeve, lëndët djegëse bartin një kosto të madhe të buxhetit familjar, për çka ka shumë ankesa nga familjet me gjendje të rëndë sociale. Me të mirat e të këqijat e veta   Vjeshta në hemisferën veriore të Tokës fillon të enjten  në orën 16 e 22 minuta. Në të njëjtën kohë në hemisferën jugore të Tokës do të fillojë pranvera. Në fillim të vjeshtës, Dielli  lindi në orën 6 e 23 minuta, ndërsa do të perëndojë në orën 18 e 32 minuta. Dita zgjat 12 orë e 9 minuta.  Vjeshta do të zgjasë 91 ditë, deri më 21 dhjetor në orën 11 e 44 minuta, kur fillon dimri.