Sunday, April 28, 2024
Aktuale

Erë e fuqishme edhe në Gjakovë

PEMA

 

Gjatë 24 orëve të shkuara territorin e komunës së Gjakovës e ka përcjellë një mot i ligë me erë të fuqishme. Edhepse deri tash  nuk raportohet për ndonjë dëmë të theksuar, era e fuqishme ka dëmtuar disa pullaze të shtëpive të vjetra si dhe aty- këtu rrjetin elektrik që ka bërë që zona të mëdha të Gjakovës të mbesin edhe pa energji elektrike.

KEK sh.a. përmes një komunikate njofton se si pasojë e erërve të forta që kanë fryrë gjatë ditës dhe mbrëmjes së djeshme janë shkaktuar dhjetëra prishje në vend. Më i prekuri mbetet rajoni i Dukagjinit, përkatësisht Qytetet e Pejës, Gjakovës dhe Decanit.

“Korporata i siguron konsumatorët se ekipet e mirëmbajtjes po bëjnë maksimumin që konsumatorëve t’u kthehet sa më shpejtë të jetë e mundur furnizimi me energji elektrike.
Deri në orën 15 në prishje ,pos qendrave tjera mbetet  në Distriktin e Gjakovës,  6 dalje duke përfshirë edhe një dalje 35 kV,” thuhet në njohtimin e KEK_ut.

/Foto nga inteneti/