Wednesday, June 5, 2024
Sporti

Estonia dhe Çekia shkojnë tutje drejtë Kampionatit Evropian në volejboll U 18

Në Gjakovë për tri ditë është mbajtur turneu kualifikues për kampionatin Evropian në volejboll për djem U18. Estonia dhe Çekia kalojnë tutje. E para të shtunën mbrëma fitoi 3 me 1 në lojë me Danimarken kurse e dyta mposhti kombëtaren e Kosovës 3 me 0 në seta. Djelmoshat tanë të prirë nga kryetrajneri Blendi Haxhikadrija, dhanë maksimumin në tri takime por nuk arriten të kualifikohen më tutje, sikurse edhe Danimarkes nuk i mjaftoi vetëm një fitore. Gjatë takimit të sontëm voljebollistët kosovar krahas tifozëve të pakt në Pallatin e Sporteve Shani Nushi,  paten edhe mbështetjen me brohoritje dhe një atmosferë të këndshme nga volejbollistët Estonez të cilët gjatë gjithë setit të tretë brohoriten “Kosova,Kosova” .

Haxhikadrija tha se, bazuar në konkurrencën e madhe të kombëtareve që kanë një përvojë të gjatë në garat e Evropianit, Kombëtarja e Kosovës dëshmoi se është në rritje e sipër.”Na duhet një përkushtim I madh, punë sistematike dhe mbështetje e gjithanshme për talentet e shumtë që ka Kosova”, tha ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *