Wednesday, April 3, 2024
AktualeSporti

Evropiani në shah vjen në Gjakovë

shah
Gjakova në pranverën e ardhshme do të jetë nikoqire e kampionatit Evropian të Shahut. Kjo u bë e ditur edhe të premten  në një takim mes kryetares së Komunës së Gjakovës, Mimoza Kusari-Lila, dhe  kryetarit të Federatës Ndërkombëtare të Shahut, Zurab Azmaiparashvili. Në fakt kjo është  vendosur dje në Tivar të Malit të Zi, që në Kosovë do të mbahet Kampionati Evropian i Shahut , kurse sot zyrtarët e lartë të shahut evropian erdhën në Gjakovë për ti parë nga afër kushtet dhe potencialet e Gjakovës për një ngjarje të këtillë madhore sportive.

Kampionati Evropian i Shahut do të mbahet në pranverën e vitit të ardhshëm. Zurab Azmaiparashvili,  në takim me kryetaren Mimoza Kusari-Lila, ka kërkuar që të njihet në hollësi për kushtet që mund ti ofroj Gjakova në të gjitha parametrat që kurohen nga Federata Ndërkombëtare e Shahut. Kryetarja Kusari Lila ka premtuar se Gjakova është një nikoqir i mirë për të gjitha evenimente kulturore e sportive dhe ka një gamë të gjerë që mund të ofroj gjatë ditëve sa do të zgjasë ky kampionat.

“Jam e sigurt që Gjakova dhe Kosova do të bëjë gjithçka të mundur që të ketë një organizim të suksesshëm” ka thënë Kryetarja Kusari-Lila. Ndërsa, Zurab Azmaiparashvili, ndër të tjera ka thënë se duhet të fillojmë menjëherë që të punojë për organizimin e këtij kampionati.

Nga data 13 deri me 26 maj të vitit 2016, Gjakova do të jetë vendi i mbajtjes së kampionatit Evropian të Shahut.