Tuesday, November 5, 2024
Lajme

Falen borxhet ndaj tatimit kounal deri më 2008

armend VokshiKomuna e Gjakovës në Veb Faqën e sajë do të botoi listen e emrave të qytetarëve të komunës  të cilët do të mundë të përfitojnë nga vendimi i Qeverisë për faljen e borxheve. Një gjë të tillë e ka bërë të ditur për Radio Gjakovën, drejtori i Drejtorisë komunale të Administratës së Përgjithshme, Armend Vokshi. Sipas tij përpilimi i këtyre listave është bërë në bashkëpunim të ngushtë me Ministrinë përkatëse, sipas të cilit vendim do të falen borxhet e qytetarëve deri në vitin 2008 ndaj kompanive publike, që përfshijnë furnizimin me energji, furnizimin me ujë, me ngrohje, pagesat për mbeturina, obligimet e bizneseve dhe qytetarëve ndaj Administratës Tatimore dhe Doganave dhe pagesat e tatimit në prone. Falja e këtyre borxheve ka për kushtëzim, shlyerjen paraprake të borxheve të periudhës kohore 2009-2014.