Sunday, April 28, 2024
AktualeLajme

Të dielën një pjesë e madhe e Gjakovës pa energji elektrike

KEDSKEDS-i njofton se  të dielen  nga ora 7.00 deri në orën 11.00 në nënstacionin Gjakova 1- do të ketë shkyçje totale të energjisë elektrike kështu që për katër orë do të mbesin pa rrymë një pjesë e madhe e Rekës së keqe dhe Rekës së mirë me Dushkajë si dhe  lagjet Çabrat, Hankë, Gërçar dhe IMN Tjegullorja. Gjithashtu për shkak të realizimit të punimeve naga ana e KOSTT-it do të shkyçet e edhe Gjakova 3, ku pa energji elektrike prej ores 7 deri në 11.00 do të mbesin banorët e  rrugëve Fehmi Agani, Sadik Stavileci, UÇK dhe rruga Wesley Klark. KED_si gjithashtu ka njoftuar se më  26, 27 dhe 28 tetor prej orës 8.00 deri në orën 11.00 dhe nga ora 14:00 deri në 17:00 pa energji elektrike do të mbesin fshatrat  Dobrosh dhe Nivokaz. Arsyja e shkyçjes është  për të mundësuar vendosjen e përçuesit dhe kabllos optike në linjën 400 kilo Vat Kosovë-Shqipëri.