Monday, June 10, 2024
Aktuale

Festa e abetares e shkollës Zekiria Rexha

Në shkollat e Gjakovës po organizohet festa e përfundimit të shkronjave të alfabetit për klasat e para e njohur si festa e abetares.  Festa e Abetares është ngjarje e veçantë në jetën e të gjithë fëmijëve të klasës së parë, pasi shënon edhe përfundimin e mësimit të shkronjave të alfabetit të gjuhës shqipe.  Në një atmosferë të këndshme, me buzëqeshjet e fëmijëve, recitime, këngë e valle u festua përfundimi i shkronjave të alfabetit edhe për nxënësit e shfm “Zekirja Rexha”.. Një mbrëmje artistike ku performuan nxënësit e 8 klasave të kësaj shkolle u organizua në Parkun Kulturor Ali Podrimja,  të hënën në mbrëmje dhe ne po sjellim disa foto nga atmosfera e gëzuar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *