Saturday, August 31, 2024
Sporti

KF Vëllaznimi do ti hyjë garës për superligë!

Drejtues të klubit të futbollit Vëllaznimi në takimin e parë me futbollistë pas pushimeve, të enjten kanë thënë se synimi kryesor I klubit “Kuq e zi” për edicionin e ri që fillon me 17 Gusht, është inkuadrimi në superligë. Kryetari klubit dr. Gazmend Boshnjaku u kërkoi futbollistëve të mobilizohen nga dita e parë për jetësimin e synimit-superliga, ndërkohë që kryesia e klubit me partneret e saj zotohet se do të jetë në mbështetje të krijimit të kushteve sa më të mira.

Stërvitja e parë, nën drejtimin e kryetrajnerit Ardian Mema u bë në fushën me barë sintetik në Shkugëz ku do të vazhdohet çdo ditë në  mungesë të stadiumit të qytetit i cili është në rinovim. Ndeshjet e kampionatit të ri  si vendas Vëllaznimi do ti zhvilloi në Malishevë.

Skuadra pritet të kompletohet nga dita e hënë. Deri atëherë pritet të nënshkruhen edhe kontratat me futbollistë tjerë, krahas 13 futbollistëve që tashmë janë pjesë e Vëallaznimit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *