Thursday, March 28, 2024
Lajme

Festa e Shëngjergjit pa tubime për shkak të pandemisë, por vetëm me simite!

Më 6 maj bie dita e Shën Gjergjit, kur kremtohet festa e madhe popullore pranverore, që hyn në kategorinë e festave të motmotit, e që ka origjinë pagane dhe është relikt i ndërrimit të hyjnive dhe demonëve të natyrës në lashtësi. Dita e Shën Gjergjit,  çdo vit festohet edhe në vendin tonë. Manifestimet që mbaheshin tradicionalisht,  sivjet,  duke filluar nga Tyrbja Pule ne Babaj te Bokes, dhe datat tjera në Tyrbet tjera të Gjakovës, në atë të She Fetahut, Tyrbes Çabrat, e tj.   janë  anuluar për shkak të masave mbrojtëse të pandemisë Covid 19. Aty- këtu janë ruajtur ritet tradicionale të Shëngjergjit . Mes shumë karateristikave ,  në qytetin tonë është se tradicionalisht   në furrat  e Gjakovës sot u poqen simite. Mendohet se kjo feste pagane, dita e Shën Gjergjit shënonte fillimin e stinës së verës, mbas dimrit të gjatë e të vështirë

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *