Wednesday, June 5, 2024
AktualeLajme

Festohen Kershendellat

Gjakova ka kohë që është stolisur, në vecanti qendra e qytetit. Janë festat e fundvitit nderkohe që të merkuren besimtarët katolikë po kremtojnë Kërshendellat.  Mesazhet e festës janë  që të ndjekin rrugën e Jezu Krishtit, të bazuar në dashuri, paqe e tolerancë. Pas Pashkëve, Kërshëndellat janë festa më e rëndësishme për katolikët, që kremtojnë lindjen e Jezu Krishtit, që sipas besimit të krishterë, konsiderohet i biri i Zotit.

Në kishen e Shën Palit dhe Shën Pjetrit u mbajt mesha kryesore e Krishtlindjeve për Gjakovë. Ajo u udhëhoq nga Pater Ndue Kajtazi.

Krishtlindjet 1Qindra qytetarë kishin mbushur hollin e kishës duke marrë pjesë kështu në festën më të madhe të krishterë.

Imzot Ndue Kajtazi bëri thirrje për dashuri dhe tolerancë përdersia kori mbajti lartë frymëzimin e qytetarëve të grumbulluar aty, me këngët plotë dashuri dhe mirësi për Zotin dhe njerëzit.

Me rastin e kësaj feste,”Gjakovapress”  uron gjithë lexuesit  e saj të besimit të krishterë më dëshirat më të mira për paqe, dashuri dhe lumturi në jetë..