Wednesday, April 3, 2024
AktualeKulturë

Filluan veprimtaritë kulturore për festat e fundvitit

 

namasgjahu

Veprimtaritë kulturore me rastin e festave të fundvitit organizuar nga komuna e Gjakovës kanë filluar të martën në mbrëmje.  Prej orës  19:00 në Shkollën  e Muzikës “Prenk Jakova” u shfaq një  dokumentar për rapsodin e muzikës shqipe Dervish Shaqen, ndërkaq prej orës  20:30 u bë  hapja solemne e projektit Gjakova feston. Solemnisht u bë ndezja e Dritave në Plato të Namasgjahut për të pasuar me Muzikë.