FSK- gëzon nxënësit e shkollës në Bardhaniq
Batalioni i Xhenios(BXh) i Brigadës për Mbështetje Operacionale(BMO) të Forcës së Sigurisë së Kosovës(FSK), përfundoj me sukses punimet në rregullimin e infrastrukturës( oborrit dhe fushës së sportit) së Shkollës fillore “Ferhat Binishi” në Bardhaniq të Komunës së Gjakovës. Projetki është realizuar nëpërmjet bashkpunimit të Departamentit Ushtarak-Civil të Ministrisë për Forcën e Sigurisë së Kosovës dhe Drejtorisë së Arsimit të Kuvendit Komunal të Gjakovës.
Për inagurimin e projektit në ambientet e Shkollës fillore “Ferhat Binishi”, në fshatin Bardhaniq të komunës së Gjakovës, u bë ceremonia e përurimit të oborrit dhe fushës së sportit.
Me këtë rast, zëvendësministri Muhamet Latifi, ka falënderuar pjesëtarët e Njësisë së Xhenios së FSK-së, për angazhimin maksimal, në kryerjen e këtij projekti me rëndësi. Ai shtoi se nga ky projekt, më së shumti do të përfitojnë nxënësit dhe personeli i shkollës si dhe banorët e Bardhaniqit. Në fund zëvendësministri Latifi, tha se FSK-ja është e gatshme gjithmonë t’u dalë në ndihmë të gjithë banorëve të Kosovës, atje ku, këtë e kërkojnë ata.
Gjithashtu, edhe kryetari i komunës së Gjakovës Pal Lekaj ka falënderuar FSK-së, për angazhimin dhe realizmin e këtij projekti, që do të jetë në shërbim të nxënësve dhe personelit të kësaj shkolle.
Njësiti i Xhenios ka larguar mbi 362 kamionë mbeturina, me 5792 metra kub, si dhe kanë nivelizuar mbi 9000 metra të terrenit të shkollës.