Pas fitores së lartë në Podujevë, javën e shkuar futsallistët gjakovarë të Liburnit kanë vazhduar me lojë shumë cilësore dhe efikase. Të premten në mbrëmje, në Pallatin e Sporteve Shani Nushi u zhvillua ndeshja kampionale e futsallit në mes të Liburnit dhe Mitrovices që ka përfunduar me fitoren e thellë të gjakovarëve 15:3, pjesëloja e parë 7:1. Fitore kanë shnëuar edhe juniorët 5:2 ndaj moshatarëve të Mitrovices.