Sunday, April 7, 2024
Sporti

Futboll: Eurogol I Robert Gjerajt

Vellaznimi VS Olimpiku i TiranesVëllaznimi ka shënuar të dielën fitoren e gjashtë me radhë në lojë me Rilindjen e Prishtinës duke e mposhtur mne rezultat 4:0. Karakteristikë e lojës ishte eurogoli I Robert Gjeraj nga 20 metra në minutën e 23’ duke e sjellë topin furishëm por saktë në këndin e djathtë të epërm të portes së portierit Ferati. Ky ishte goli parë që dhe atraktiv që u përcollë me duatrokitje të gjata të rreth një mijë adhuruesve të futbollit që ishin në tyribunat e stadiumit të qytetit. Pasuan edhe  golat e Valon Kasapit në minutën 34’ dhe Albutrint Morinës në minutën e 39. Pjesëloja e parë u mbyll me rezultat 3 me0 dhe me duatrokitje nga adhuruesit e futbollit që kishin munguar disa muaj në stadiumin e qytetit. Pjesëloja e dytë nuk ishte dinamike sikurse e para gjë që dëshmohet vetëm me një gol dhe atë në minutën e 50 nga Gjergj Bushaj.
Vëllaznimi ka kaluar në pozitën e dytë me 24 pikë sa ka dhe Gjilani në pozitën e tretë, ndërsa një pikë më shumë dhe kryeson tabelën Istogu. Të mërkurën Vëllaznimi luan në Kaçanik me Lepencin, ndërsa të dielën e 3 nëntorit, për shkak të zgjedhjeve nuk do të ketë ndeshje.