Futbollistët e Vëllaznimit fillojnë përgatitjet, priten prurje të reja
Pas pushimit të shkurtër vetëm disa ditësh, futbollistët e Vëllaznimit sot u janë rikthyer punëve për tu përgatitur sa më mirë për stinorin pranveror të Ligës së parë të Futbolit të Kosovës. Nën drejtimin e kryetrajnerit Ardian Mema, kuqezinjtë edhe këto përgatitje do ti fillojnë me ushtrime kondicionale për të vazhduar më pastaj edhe përgatitjet teknike-taktike. Mësohet se në këtë afat kalimtar disa futbollistë janë larguar ndërsa brenda javës do të bëhen të ditur edhe emrat e futbollistëve përforcues në edicionin e ri. Ndeshjen e parë, pas pushimit Vëllaznimi, do ta luaj me 3 apo 4 shkurt në Suharekë me Ballkanin në kuadër të garave për Kupën e Kosovës. Ndryshe, skuadrat e Ligës së Parë i rikthehen kampionatit në fundjavën e 17 e 18 shkurtit. Afati kalimtar për të gjitha ligat përfundon më 31 janar , përfshirë ligat e femrave si dhe të gjitha grupmoshat e reja.