Tuesday, June 4, 2024
LajmeSporti

Futsall: “Nacional”-Zagreb – “Liburn”-Gjakovë 5: 3

 

Fc Liburn ne Kroaci

Kanë përfunduar të mërkurën takimet e ndërsjella miqësore mes Klubit të Futsallit “Nacional” të Zagrebit dhe “ Liburn-it të Gjakovës. Në ndeshjen e parë që u zhvilua të martën vendasit ishin më të mirë duke e mbyllur takimin me rezultat 8:5, ndërkaq edhe sot në ndeshjen e dytë pësuan humbje 5:3.

Mediet kroate i kanë dhënë një rëndësi të madhe ndeshjeve miqësore ndërmjet kampionit të shumfisht në futsall FC. “Nacional” dhe atij kosovar FC. “Liburn”, që po mbahen në Zagreb. Gazetat  Kroate përmes  shkrimeve kanë theksuar se zhvillimi i dy ndeshjeve ndërmjet  “Nacionalit” dhe “Liburnit” të Gjakovës,  po bëhet edhe me pëlqimin nga Federata e Futbollit të Kroacisë dhe  FIFA . Kjo është përballja e  parë e skuadrave sportive  pas pavarësimit të Kosovës,  që një klub kosovar e  zhvillon  me një klub kroat. (Foto Fc Liburn Gjakove ne facebook)