Gara atraktive e automobilizmit të dielen në Gjakovë
Pas pjesëmarrjes në garën në Zagreb, emocionet e automobilistëve kosovarë rikthehen në kampionatin vendor.
Të dielën në Gjakovë zhvillohet gara e tretë e disiplinës rrethore, ndërsa e pesta në përgjithësi për kampionatin e sivjetmë.
Federata e Auto Sportit e Kosovës, në bashkëpunim me Auto Klubin Gjakova 137, tashmë i kanë bërë të gjitha përgatitjet, si në shteg ashtu edhe ato organizative, prandaj u mbetet “kaskaderëve” tanë që të dhurojnë spektaklin e radhës.
Është më se e qartë se interesimi për këtë garë do të jetë mjaft i madh, jo vetëm për faktin që gjakovarët janë dëshmuar si dashamirë të këtij sporti, por edhe për shkak se kampionati po bëhet gjithnjë e më interesant.