Tuesday, March 26, 2024
AktualeLajmeSporti

Në Gjakovë të shtunen Kampionati botëror në hendboll

Hendboll kampiontiNë Prishtinë e Gjakovë ditëve të ardhshme mbahet kampionati botëror I hendbollit për shtetet në zhvillim. 16 shtete do të jenë pjesë e kësaj ngjarje, si: Kosova, Australia, Ishujt Faroe, Armenia, Andora, Bullgaria, Kameruni, Kina, Estonia, Britania e Madhe, Irlanda, Letonia, Shqipëria, Malta, Moldavia e Uruguai. Ky është edicioni i parë i kësaj ngjarje dhe organizimi iu është besuar Federatës së Hendbollit të Kosovës.

Nesër(te shtunen)  hapet perdja e këtij edicioni me ndeshjet që do të zhvillohen në Qendrën e Rinisë dhe të Sportit në Prishtinë dhe në Pallatin e Sportit ‘Shani Nushi’ në Gjakovë. Ceremonia e hapjes zyrtare do të bëhet në kryeqytet në orën 18.00.

Në ditën e parë të kampionatit botëror, nesër prej orës 13.30 në pallatin e sporteve në Gjakovë luajnë Uruguai dhe Andora. Prej orës 15.45 përballen Moldavija-Irlanda, prej orës 18.00 luajnë Kina dhe Malta ndërsa ndeshja e katërtë e ditës së nesërme zhvillohet në orën 20 e 15, në mes të Letonisë dhe Bullgarisë.