Saturday, April 13, 2024
AktualeLajme

Për dy ditë, për shkak të asfaltimit bllokohet rruga te rrethrrotullimi

rrethrrotullimiNë udhëkryqin e rrugëve Skënderbeu  dhe Tirana,  që nga  mëngjesi I ditës së marte, 16 Qershor do të ndalohet qarkullimi i automjeteve nga objekti i Stacionit Policor deri tek pika e karburanteve ‘’Nesim Bakija’’ për shkak se në këtë pjesë do të shtrohet shtresa e asfaltit.
Sipas Zyres për informim të komunës, kjo po bëhet sipas kërkesës së kompanisë e cila po kryen punët në këtë zonë.

Dalja për Prizren do të mbetet e lirë, ndërsa automjetet që lëvizin në rrugën Skënderbeu e të cilët kanë për destinacion daljen për Prizren duhet të shfrytëzojnë rrugën ‘’Satedin Shehu’’ (prapa objektit te Stacionit Policor).
Kompania që po kryen punët është e obliguar që të bëjë sinjalizimin me shenja përkatëse të cilat paralajmërojnë punime dhe devijim të drejtimit të Prizrenit, ndërsa, kjo fazë e punimeve pritet të zgjatë vetëm dy ditë.