Friday, April 26, 2024
Sporti

Garat automobilistike të Kosoves të dielen në Gjakovë

gata tomobilistikeTë dielen në mesditë , në Gjakovë mbahen garat automobilistike në kuadër  të kampionatit të Kosovës ku do të marrin pjesë garues nga shumë qendra të Kosovës. Në këtë garë merr pjesë edhe Auto klubi 137 Gjakova me garuesit:Shyqeri Zatriqi, Memli Halilabazi, Bekim Kadrija, Besfort Hana dhe Gasper Kaqinari.
Gara automobilistike e shkathtësisë dhe shpejtësisë zhvillohet në qendër të qytetit, në rrugët Nëna Terezë dhe rrugen e UCK-së. Bazuar në interesimin e madh që zgjojnë zakonisht këto gara dhe me qëllim të sigurisë, organizatorët kanë kërkuar që shikuesit ti përmbahen rregullave të sigurisë duke mos ndërhyrë në rrugë dhe rrezikuar e duke  e mbajtur të hapur shtegun për kohën sa mbahen garat..