Wednesday, June 5, 2024
Sporti

Gjakova fituese e Kupës së Qyteteve në futsall

liburnEkipi i Gjakovës i përbërë nga futbolistet e Liburnit  ka triumfuar në edicionin e tretë të Kupës së Qyteteve në futsall, që u mbajt në Prishtinë për nder të heronjve të kombit Zahir Pajaziti, Hakif Zejnullahu e Edmond Hoxha.
Në finale Gjakova e mposhti Podujevën, me rezultat 9:7. Edhe me kete rast dolen në shesh karaktaristikat e futbollisteve të Liburnit, angazhimi, talenti dhe deshira per fitore.  Arbër Dobroshi ishte lojtari më i dalluar me 3 gola. Ramadan Alaj i Gjakovës u shpall lojtari më i mirë i turneut. Të pranishëm në ndarjen e medaljeve dhe kupave ishin familjarët e heronjve dhe kryetari i kryeqytetit, Shpend Ahmeti.