Gjakova me 800 raste me Covid 19
Në 24 orët e fundit, komuna e Gjakovës ka pasur numër të madh të rasteve me Covid 19. Sipas IKSHPK –së janë shënuar 32 raste pozitive, 22 në qytet, 5 në Lipovec, 3 në Korenicë dhe nga një në Trakaniq dhe Vraniq. Për nga numri i madh i rasteve Gjakova renditet e dyta pas Prishtinës . Aktualisht në komunën e Gjakovës janë gjithsejtë 800 raste me Covid 19. Deri me tash janë shëruar 59o pacientë ndërsa kanë vdekur 48 persona. Momentalisht janë 162 raste aktive.
Për nga numri i të infektuarve Gjakova qëndron e dhjeta në listën e qyteteve të Kosovës që i prijnë Prishtina, Gjilani e tjera.
Në nivel vendi të premten janë regjistruar shifra maksimale nga fillimi i pandemisë, 418 raste pozitive, ka bërë të ditur IKSHPK-ja. Rastet pozitive kanë dalë nga 1 mije e 608 mostra të kryera. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 67 pacientë, derisa numri i përgjithshëm i rasteve aktive ne vendin tonë është 3 mijë e 126.
Në Spitalin Isa Grezda, sipas raportit të djeshëm me Covid 19 janë duke u hospitalizuar dhe trajtuar 32 pacientë. Nga ky numër 15 pacientë janë të konfirmuar me virusin korona. 5 pacientë janë konfirmuar negativ, 3 pritet të testohen kurse 9 të tjerë presin rezultatet e testimit. Në Spitalin Isa Grezda me oksigjenoterapi janë 18 pacientë dhe 2 të tjerë janë me CPAP maskë.
Për shkak të numrit në rritje IKSHPK ka përcjellë apelin për kujdes të shtuar
TË DASHUR QYTETARË!
MOS LEJONI MBYLLJEN E TË GJITHËVE PËR PAKUJDESIN E DISAVE!
KUDO QË VËRENI PERSONA QË NUK I PËRMBAHEN REKOMANDIMEVE, I KËSHILLONI!
KËSHILLIMI ËSHTË OBLIGIM QYTETAR!
Ju lutemi për kujdes të shtuar! Ju lutemi të keni kujdes, sepse rreziku akoma ekziston!
Virusi është kudo! Virusi vret!
Ju lutemi përmbajuni rekomandimeve! Mos e nënvlerësoni virusin!
Pakujdesi na dërgon shumë shpejt në mbingarkesën e Institucioneve shëndetësore dhe shtimin e rasteve fatale.