Wednesday, April 3, 2024
Lajme

Gjakova me certifikatën e menaxhimit ISO

ISO certifikataKomuna e Gjakovës ka arritur që të jetë e para në Kosovë e cila pajiset me certifikatën e menaxhimit ISO 9001:2008. Ky certifikim ka ardhur në kuadër të zbatimit të projektit “Perëndimi mendon në biznes”, që është mbështetur nga Zyra e Unionit Evropian, për certifikimin ndërkombëtar të Komunave me standardin e sistemit të menaxhimit ISO 9001:2008. ISO standardet paraqesin aplikimin e sistemit të menaxhimit në përputhshmëri me fushëveprimet si qeverisja lokale, shërbimet administrative, ligjore dhe shërbimet e informatave për individët dhe subjektet afariste. Ky është një certifikim ndërkombëtar që është realizuar në përputhshmëri me auditimet e TUV NORD CENT dhe procedurat e certifikimit që është pjesë e auditimeve të rregullta kontrolluese.