Friday, April 5, 2024
Aktuale

Gjakova me diell gjallerohet qyteti

Pas një periudhe kohore me vranësira, reshje shiu, erë dhe rënie të temperaturave, që kishte sjellë edhe dëme të mëdha me vërshime lumenjsh,  sot në territorin e komunës së Gjakovës, mëngjesi ka zbardhur me mot të bukur e me diell.

Në një ditë tipike pranverore ndjehet një motiv shtesë për punë për të gjithë të punësuarit, por edhe për shkollarët, të cilët këtë javë po e shfrytëzojnë për pushime pranverore. Në anën tjetër përmirësimi i motit ka shërbyer edhe si një nxitje për fermerët që të nisin mbjelljet pranverore.

Moti me diell ka nxjerrë në ambiente të hapura një numër të madh të bashkëqytetarëve të cilët sot kanë mbushur rrugët, parqet dhe sheshet, ndërkohë që Shkugëza e Çabrati si dy vendpikniqe atraktive të Gjakovës, kanë qenë më të vizituara.