Saturday, May 10, 2025
Lajme

Gjakova me gjithsej 206 raste infeksioni me Covid 19 dhe 9 raste të vdekjeve- Shtabi Emergjent apelon për respektim të masave parandaluese

Numri i rasteve të reja me sëmundjen COVID-19 vazhdon të jetë në shifra shqetësuese. Pas dy ditëve radhazi me 49 raste, sot fatbardhësisht nuk ka asnjë  rast. Numri i të infektuarve ka arritur  në gjithsej 206 dhe me 9 raste të vdekjeve . Në Spitalin e Përgjithshëm në Gjakovë raporti 24 orësh  flet për 51 pacientë të hospitalizuar që trajtohen për Covid, 16 prej tyre janë të  konfirmuar Pozitiv me COVID-19 prej tyre 3 mjekë dhe 7 infermiere, kurse  31 pacientë janë të pakonfirmuar. Sa i takon gjendjese shëndetësore të tyre, 32 pacientë janë me oksigjenoterapi,  2 pacientë me CPAP masjë, 4 pacientë  janë në gjendje të rënde, ndërsa me Covid pozitiv janë 3 mjek, 7 infermierë dhe 1 staf teknik.  Porosia e spitalit është : Respektoni masat. Duke respektuar udhëzimet e ndihmoni veten, familjen dhe personelin shëndetësorë !

Rrugëve të Gjakovës janë pare kontrolle më të mëdha të Policisë dhe Inspektoriatit për të monitoruar gjendjen në teren, në respektimin e masave mbrojtëse, përkatësisht bartjes së maskave.

Shtabi Komunal  Emergjent për menaxhimin e pandemisë, sot  apeloi tek të gjithë banorët e komunës së Gjakovës që te mbajnë distancën sociale, maskat mbrojtëse dhe higjienën personale.

Në këtë takim, kryetari komunes Ardian Gjini, edhe një herë,  u shpreh mirënjohës ndaj punëtorëve shëndetësorë, Policisë së Kosovës, Inspektorëve Komunalë dhe të gjithëve atyre që janë drejtëpërdrejtë në front me virusin e rrezikshëm.

Përmes këtij takimi, ata kanë njoftuar që me qëllim të parandalimit të përhapjes së COVID-19, klinikat private obligohen që të gjitha rastet e pacientëve, të cilët dyshohet se janë të infektuar me COVID-19, t’i paraqesin në Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike Dega në Gjakovë. Në të kundërtën do të ketë sanksione sipas ligjeve në fuqi.

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *