Sunday, March 24, 2024
Lajme

Gjakova në 35 Gradë!

Gjakova të mërkurën ka qenë qyteti më i nxehtë në vend. Kjo u hetua në mesditë edhe rrugëve dhe shesheve ku kishte frekuencë më të vogël të qytetarëve.

 Dita e parë e muajit korrik solli temperatura të lartë në të gjitha qytetet e Kosovës. Sipas Prishtina Weather, në kryeqytet temperatura në orën 16:00 ka arritur në 33 gradë Celcius. Më e larta ishte në Gjakovë që arriti në 35 gradë.

‘’Në ditën e parë të muajit korrik, mot i nxehtë veror, e për momentin kthjellët dhe me diell. Ka vranësira përreth zonave malore. Në Prishtinë sipas matjeve të IHMK-së temperatura në ora 16, ka mbërri në 33C, e në Gjakovë edhe deri në 35C.’’, thuhet në njoftim.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *