Gjakova në muajin Korrik shtohet me 176 banorë të rinj!
Në kohën e pandemisë dhe shqetësimeve me Covid 19, rrita e qytetit vazhdon me hapat e vet normal. Të porsalindurit, janë në radhë të parë gëzimi i familjeve, porse edhe i gjithë Gjakovës duke rritur numrin e banorëve.
Derisa muaji Qershor, ishte muaj i vajzave, ku prej 156 lindjeve , 82 ishin vajza dhe e quajtëm muaji i vajzave, tash mundë të themi se Korriku ishte muaji i djemve. Kanë lindur 176 foshnja e prej tyre 102 djem e 74 vajza. Lindje me prerje cezariane kanë qenë 65. Krahasuar me muajin paraprak, gjatë Korrikut ka pasur 20 foshnja më tepër.
Numri i lindjeve në komunën e Gjakovës është më i madh për faktin se në këto shifra nuk janë të llogaritur lindjet e muajit korrik nëpër Klinikat private.
Redaksia, Gjakovapress u uron vogëlushëve, rritë të mbarë e të lumtur.
Më poshtë po japim Raportin mujor – Korrik 2020 nga puna e Spitalit të Gjakovës
Gjatë muajit Korrik, në Spitalin e Përgjithshëm në Gjakovë janë hospitalizuar: 1.074 pacientë (58 në Kirurgji, 42 në Ortopedi, 29 në Urologji, 9 në ORL, 311 në Gjinekologji, 177 në Neonatologji, 49 në Pediatri, 79 në Interno, 81 në Infektiv, 24 në Neurologji, 21 në Psikiatri, 142 në Pulmologji, 9 në Kujdes intenziv dhe 43 në Njësinë Koronare).
Janë kryer 135 operacione (21 operacione Kirurgjike, 25 operacione Ortopedike, 4 operacione Urologjike, 1 në ORL, 1 në Oftalmo dhe 83 operacione Gjinekologjike).
Sa i përket shërbimeve ambulantore – vizita mjekësore kanë qenë 5467, 909 shërbime në Ro-Kabinet dhe 114 CT-ja.
Numri i pacientëve që kanë marrë shërbime në Laborator ka qenë 1564.
Poashtu, në repartin e Hemodializës janë kryer gjithsejt 916 shërbime të Dializës.