Saturday, March 23, 2024
AktualeLajme

Gjakova po “vlon”, shofer kujdes!

Gjakova këtyre ditëve po “vlon” jo vetëm nga temperaturat e larta të ajrit por edhe nga pjesëmarrësit e shumtë në trafik. Nëse ec rrugëve të qytetit, fiton përshtypjen se të gjithë pjesëmarrësit në trafik, duke filluar nga çiklistët, veturat, kamionët autobusët dhe kuptohet këmbësorët, nguten për diku!. Ata nganjëherë nuk i ndalojnë as semaforët e kuq!
Gjithë kjo është e kuptueshme sepse është kohë e pushimeve të verës dhe ne bashkë me diasporën që ka ardhë për pushime në vendlindje po kënaqemi me mëngjeset në Shkugës, mesditat e nxehta buzë lumenjve e pishinave dhe mbrëmjeve të gjata nëpër diskoklube e nëpër restauronte ku çdo natë ka dasma. Gjithçka e ka lezetin e vet, por vetëm një gjë po na bezdis. Zhurma e madhe e krijuar me shpejtësinë e automjeteve dhe motorëve nëpër rrugët tona të ngushta dhe buritë e pandalshme natën e ditën. Disa nga shoferët po tregohen të padurueshëm duke mos respektuar rregullat e trafikut dhe po vejnë në rrezik edhe jetërat tona. Raportet e Policisë së trafikut, çdo ditë po flasin për aksidente me fatalitet, prandaj këta rreshta le të shërbejnë si një apel: Kujdes shofer, nuk janë rrugët e qytetit pista garash!