Gjakovari, Arnold Gjergjaj aktualisht boksieri më i mirë shqiptar
Boksieri gjakovar i kategorisë së rëndë Arnold Gjergjaj ka fituar titullin e tij të parë në karrierë në boksin profesionist. Gjergjaj 29 vjeçar të shtunën mbrëma në Bazel ka mposhtur me nokaut në raundin e nëntë boshnjakun Adnan Rexhoviq për titullin EBU-EE, që është titull i Evropës për vendet që nuk janë anëtare të Bashkimit Evropian. Për Gjergjajn kjo ishte fitorja e 26-të në boksin profesionist prej të cilave 20 i ka fituar me noakut. Ai aktualisht është boksieri më i mirë shqiptarë në kategorinë e rëndë. Arnold Gjergjaj u lind me 8 Dhjetor 1984 në fshatin Dobrixhe të Gjakovës. Si 14-vjeçar mori rrugën e kurbetit duke emigruar në Bazel të Zvicrës.