Gjakovë: 1.350 të infektuar dhe 508 aktiv me Covid 19
Me 55 rastet e fundit të konfirmuar me Covid 19 nga Gjakova,(44 në qytet dhe 11 në fshatra) të martën ky numër është ngritur në 1.350 raste.
Brenda 48 orëve të shkuara janë shëruar 94 pacientë. Deri me sot, në komunën e Gjakovës, janë shëruar gjithsejtë 783 pacientë kurse me 2 rastet e sotme që nuk I kanë mbijetuar virusit korona(78, 76 vjeç ), numri i të vdekurve ka shkuar në 59 persona. Numri i rasteve aktive në Gjakovë është 508.
Në Spitalin e Gjakovës , sipas raportit të fundit janë të hospitalizuar 72 pacientë e prej tyre 50 pacientë janë të konfirmuar me Covid 19. Me oksigjenoterapi janë 36 pacientë, kurse gjendjen më të vështirësuar e kanë 5 pacientë në CPAP maskë dhe 2 pacientë të intubuar.