Saturday, February 3, 2024
Aktuale

Gropat në rrugë sanohen nga java e ardhëshme

Kur fillon stina e pranverës dalin sheshit pasojat që la dimri. Gropat në rrugë  na bien në sy, sepse sjellin vështirësi për qarkullimin e trafikut. Drejtoria e Shërbimeve Publike në Kuvendin Komunal të Gjakovës  ka kryer inçizimin e terrenit në brendi të qytetit të Gjakovës, ku edhe janë konstatuar dëmtimet e bëra në rrugët e asfaltuara dhe tani kjo drejtori ka një pasqyrim të qartë se në cilat rrugë duhet intervenuar për tu kryer sanimi i dëmeve. Ky intervenim do të nis që nga java e ardhëshme edhe  me përmirësimin e kushteve klimatike, dhe sipas zyrtarëve të  drejtorisë së Shërbimeve publike, janë ckatuar rrugët prioritare që kanë nevojë më së shumti për sanim: rruga “Skënderbeu” dhe “Yll Morina” për të pasuar me dhjetëra rrugë të tjera.