Thursday, March 28, 2024
AktualeLajme

Të shtunen një orë e gjysem pa rrymë

KEK-u njofton se për shkak të punimeve, neser do të ketë ndërprerje me furnizim të energjisë elektrike, prej orës 8 e 30 deri në orën 10 për banorët ne rrugët: Ali Pashë Tepelena, Abedin Terbeshi, Bajram Daklani, Çamëria, Dëshmorët e Lirisë, Edith Durham, Elton Zherka, Haki Taha, Isa Boletini, Ismajl Qemajli, Jeronim de Rada, Marin Barleti, Marije Shllaku, Musa Zajmi, Nënë Tereza, Qamil Bakalli, Satedin Shehu, Shaban Gola, Skenderbeu, Tahir Efendija, Tefik Çanga, Tirana, dhe rruga Xheladin Hana.

Neser, do te shkyqet edhe dalja 10 kilovolt-Bishtazhini, andaj prej orës 10 deri në orën 11 e 30, pa energji elektrike do të mbesin fshatrat: Dol, Kusar, Pjetërshan, Rezin, Marmull, Bishtazhin, Smaq, Damjan, Marash, Mahalla e Shehut, Gerqin, Lipovec e Rramamat. Sipas KEK-ut, kompania G3 enginering është e obliguar të respektojë oraret e shkyçjeve dhe të kyçjeve.