Hedhen mbeturina në kanalizim, KRU Gjakova apelon për kujdes!
KRU “Gjakova” po ankohet se disa qytetarë të pandërgjegjshëm po hedhin mbeturina në rrjetin e kanalizimit prandaj ka kërkuar nga qytetarët që mos hedhin mbeturina në rrjet të kanalizimit, meqë kjo po e bllokon atë, siç ka ndodhur edhe në rrugën Ali Hadri që shihet në foto. Kjo kompani ka bërë thirrje për kujdes të shtuar.
“Hudhja e mbeturinave të ndryshme në rrjet, në të shumtën e rasteve bën bllokimin e kanalizimit duke paraqitur probleme të shumta për kthimin e rrjetit në gjendje normale, gjegjësisht debllokimin e kanalizimit. Ekipet e mirëmbajtjes së KRU “Gjakova” janë gjithmonë në teren në mirëmbajtjen e rrjetit të kanalizimit si pastrimin e pusetave, zhbllokimin e kanalizimeve, ku me hedhjen e mbeturinave të ndryshme ky proces bëhet gjithnjë e më i vështirë. Apelojmë tek qytetarët që të jenë të kujdesshëm në vetëdijesimin ndaj rrjetit të kanalizimit sepse problemet e shfaqura në rrjetin e kanalizimit reflektojnë në kualitetin e jetës dhe mirëqenies suaj,” thuhet në apelin e KRU Gjakova.