Tuesday, April 1, 2025
Sporti

Hendbolistët e Vëllaznimit mposhtin Drenicën, fitoren ia dedikojnë trajnerit Dobroshi

Hendbollistët e Vëllaznimit të shtunën në mbrëmje kanë shënuar fitoren e radhës, këtë here mposhten Drenicën me rezultat të ngushtë 31:30. Këtë fitore, sipas ndihmës trajnerit, Dren Nagavci  hebndbolistët gjakovarë ia kanë dedikuar shërimit  sa më të shpejtë të kryetrajnerit Nexhdet Dobroshi- Busha I cili gjatë ditës së sotme nuk e ka ndjerë veten mirë me shëndet.

Fillimi ishte i barabartë por pastaj  gjatë tërë lojës ishin dominues në fushë dhe avancuan edhe me 6 gola epërsi. Në fundë, 3-4 minutat e fundit I lëshoi koncentrimi dhe  për habi rrezikuan fitoren. Mysafirët nga Drenica u treguan  si skuadër cilësore. Në fund të dyja skuadrat morën druatrokitje nga publiku në Pallatin e sporteve Shani Nushi.

Më efikasi në radhët e Vëllaznimit ishte Egzon lluka me 19 shënime.

Të enjten Vëllaznimi luan ndeshjen për Kupën e Kosovës me Trepçën e Mitrovicës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *