Saturday, March 29, 2025
Sporti

Hendboll:Në finale Shqiponja dhe Etar 64 Bullgari

Me organizim të Klubit të  hendbollit për femra Shqiponja në Gjakovë ka filluar Turneu  tradicional ndërkombëtar i hendbollit për femra Shqiponja 2000. Turneu që mbahet me rastin e festave të marsit, ketë vit, ka  mbledhë klube nga Kosova, Mali i Zi dhe Bullgaria. Pos ekipit të Shqiponjës si organizator, në turneun e sivjetmë po marrin pjesë edhe ekipi i femrave të Istogut, skuadra  nga Bullgaria “Etar 64”, si dhe Nikshiqi nga Mali i zi.
Në ndeshjet e para Shqiponja mposhti Nikshiqin me rezultat 28:25 dhe në takimin e dytë bullgaret ishin më të mira se Istogu 25:22. Në finale,  të mërkuren prej orës 16 takohen Shqiponja-Etar 64 nga Bullgaria ndërsa për vendin e tretë prej orës 14.00 në Pallatin  e Sporteve Shani Nushi  luajnë Nikshiqi dhe Istogu.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *